Kur përmendet fjala verë, mendja na shkon te dielli… nxirja… Gjatë ekspozimit në diell duhen respektuar disa rregulla të caktuara Ja dhjetë këshilla që duhen ndjekur, në mënyrë që të shijoni qëndrimin nën rrezet e diellit.
1.Mbron i lëkurën tuaj. Kjo është e rëndësishme! Mbrojeni veten gjatë ekspozimit në diell duke përdorur krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin, sipas llojit të lëkurës që keni. Kremi me faktor SPF 50 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të çelët, ndërkohë që kremi me faktor SPF 30 ose 20 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të errët. Rekomandojmë: krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin.
2.Mos harron i të aplikoni sërish kremin me faktor mbrojtës. Duhet të aplikoni kremin me faktor mbrojtës çdo dy orë dhe pas larjes në det ose në pishina.
3.Mbron i zonën rreth syve.Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit. Rekomandojmë: krem mbrojtës për zonën e syve.
4.Rifreskoni lëkurën pas qëndrimit në diell. Aplikoni Dopo Sole; ai zbut lëkurën pas ekspozimit në diell duke i dhënë asaj një pamje të mrekullueshme. Falë formulës së veçantë hidratuese, ju fal qetësi, freskon lëkurën dhe largon skuqjet e padëshiruara nga ekspozimi në diell.
5.Përdorni krem CC: gjatë verës nuk këshillohet përdorimi i kremit pudër me tonalitet të errët, por i atij me nuancë të çelët, në mënyrë që të përthithet nga lëkura. Rekomandojmë: Gosh CC cream,fondotinte e cila i jep lëkurës një pamje të shndritshme, ka mbulim të lehtë. Lëkura juaj qendron e hidratuar dhe e mbrojtur ndaj rrezeve të diellit falë faktorit mbrojtës SPF 10. Pa parfum dhe paraben.
6.Hidratoni lëkurën tuaj. Gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për trupin dhe për fytyrën. Ai do t’I rikthejë shkëlqimin lëkurës. Gosh krem hidratues për të gjithë tipet e lëkurës. I përshtatshëm për ditët e nxehta të verës, qendron dhe hidraton lëkurën tuaj. I pasur me faktor mbrojtës ndaj diellit SPF 10.
7.Eksfolioni lëkurën. Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës duke realizuar një herë në javë procesin e eksfolimit.
8.Mbron i flokët. Ashtu si lëkura, edhe flokët dëmtohen nga efektet shkatërruese të diellit. Rrezet e dëmshme, si dhe efekti i kripës apo klorit, dobësojnë flokët tuaj. Rekomandojmë përdorimin e vajrave apo sprajit mbrojtës për flokët.
9.Mbron i buzët: përdorni shkëlqyes për buzët me faktor mbrojtës kundër rrezeve UVA dhe UVB. Kështu, buzët tuaja do të jenë të buta, të hidratuara dhe do t’i mbroni nga rrezet e diellit.
10.Përdorni parfum me aroma të freskëta: keni planifikuar të shkon në plazh për të shijuar një ditë të bukur me diell? Ju sugjerojmë përzgjedhjen e aromave të freskëta verore ose të deodorantëve.
10 këshilla për t’u mbrojtur nga dielli
30
Mar