PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Lierac Sunnisime Tint fluid spf 50
LIERAC SUNISSIME BB TINT FLUID GOLDEN SPF 50 *40M-PËR FYTYRËN
Laboratorët Lierac propozojnë linjën e parë të kremrave të diellit, me veprim anti-age, mbrojtës ndaj të gjithë spektrit të rrezatimit, duke i dhuruar lëkurës energji. Fluidi mbron lëkurën nga rrezet UVA-UVB duke shmangur shfaqjen e njollave kafe, shfaqjen e rrudhave dhe njëkohësisht e hidraton atë në sajë të formimit të një shtrese mbrojtëse. Formulë e pasuruar me acid hialuronik dhe ekstrakte nga arra e Kokosit, Jasmina dhe Bergamot. Lëkura shfaqet plotësisht e hidratuar dhe e tonifikuar nga aplikimi i parë dhe me pamje të përmirësuar pas aplikimeve të përditshme. Teksturë e përshtatshme për çdo tip lëkure. Nuk jep ngjyrim të bardhë apo yndyrosje të lëkurës. Falë pigmenteve natyrale në përmbajtje bën uniformizimin e ngjyrës së lëkurës.
Përbërës aktiv:
- Kompleksi Global Protect & Energy: mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve (UVA, UVB, infra te kuqe, rrezet e dukshme)
- Pro Taurina: mbron nga radikalet e lira të rrezatimit UV
- Acid hialuronik: efekt hidratues
- Peptide aktivizuese të melaninës
- Pigmente natyrale
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në fytyrë e qafë para ekspozimit në diell. Riaplikohet të paktën çdo 2 orë.