Përshkrimi i Produktit
Pastron thellësisht lëkurën dhe ka një efekt scrub. Parandalon pikat e zeza dhe nuk jep reaksion të lëkurës.
Xhel shkumëzues për pastrimin e thellë të lëkurës seborrheike që është e prirur ndaj akneve. Ka një efekt pastrimi të dhënë nga mikro-rruazat e përfshira për të pastruar thellësisht lëkurën, por pa shkaktuar asnjë acarim, largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, pastron folikulat dhjamore dhe parandalon formimin e pikave të zeza dhe të bardha. Me një pH pak acid, e mban lëkurën të ekuilibruar mirë, duke e lënë atë të lëmuar, të freskët dhe të pastër
Përmban:
- Granula të celulozës + mikrosfera të dyllit të jojobës: ndihmojnë, duke masazhuar butësisht në lëkurë, eleminimin e qelizave të vdekura dhe yndyrës se tepërt.
- Agjentë antibakteriale: kontrollojnë shtimin e baktereve dhe është veçanërisht aktive në bakteret Gram+ (P. acnes), tipik për aknet.
- Kombinimi i acidit oleanolik dhe dihidroguaiaretik: reduktojnë yndyrën e tepërt, hiperkeratozën, inflamacionin dhe shtimin e baktereve.
- Vajra esenciale të mentes dhe dëllinjës: kanë veti antiseptike dhe anti-inflamatore. Për më tepër ju japin një ndjesi freskie.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në lëkurë të lagur, fërkojeni butësisht për disa sekonda dhe shpëlajeni tërësisht. Shmangni zonën e syve. Gjithashtu i përshtatshëm për përdorim nën dush për zona të tjera të trupit të prekura gjithashtu nga seborrhea.