PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Trajtim hidratues dhe detoksifikues i lehtë, që përthithet shpejt me fotoproteksion, ideal për mbrojtjen e përditshme të lëkurës. Përmban Hyaluron-pro, një kompleks acidi hialuronik në pesha të ndryshme molekulare, për të siguruar hidratim të vazhdueshëm deri në 48 orë në të gjitha shtresat e epidermës. Me filtra dielli dhe fitoaktive speciale, ndihmon për të luftuar radikalet e lira, duke mbrojtur kështu lëkurën çdo ditë nga agresorët mjedisorë (smogu, metalet e rënda) dhe efektet e dëmshme të rrezeve UV dhe dritës blu. Pas përdorimit, lëkura duket menjëherë e mëndafshtë, rrezatuese dhe e lëmuar.
UDHËZIM MBI PËRDORIMIN
Aplikojeni në mëngjes pas pastrimit të lëkurës, vetëm ose pas Serumit Hidratues Intensiv Defence Hydractive, i disponueshëm në të njëjtën gamë.