PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
DEFENCE XAGE EYE LIFT
Me një teksturë që shkrihet bukur në lëkurë dhe përthithet shpejt, ky serum jep një efekt tensor të menjëhershëm dhe në të njëjtën kohë vepron në të gjitha shenjat e plakjes në zonën e konturit të syve. Përmban kompleksin special Rejuvenate SGF™ të kombinuar me një ekstrakt planktoni për të ndihmuar në zbutjen e rrudhave dhe reduktimin e fryrjes dhe rrathëve të errët. Përdorimi i përditshëm do t’i bëjë sytë të duken më të rinj, më të freskët dhe me shkëlqim. Testuar oftalmologjikisht në sy të ndjeshëm. I përshtatshëm edhe për përdoruesit e lenteve të kontaktit.
UDHËZIME MBI PËRDORIMIN
Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit të lëkurës.
Hapi 1: shtypni një herë në pompë për të shpërndarë një dozë të produktit.
Hapi 2: Përdorni aplikuesin special të “prekjes së gishtave” për të aplikuar produktin në zonën e poshtme të syve dhe mbi kockën e vetullave, duke lëvizur nga zona e brendshme në zonën e jashtme të syve.
Hapi 3: rrahni butësisht me majat e gishtave derisa produkti të përthithet plotësisht.