Serum me një formulë të përqëndruar, me 1.1% Acid Hyaluronik me veti hidratuese, antirrudhë dhe efekt lifting.
Vjen në një teksturë xhel të freskët, që përthithet shpejt.
PERMBAJTJA
Acidi hialuronik (1.1%) në tre pesha molekulare: Pesha të ndryshme molekulare mundësojnë arritjen e një sërë përfitimesh: hidratim të thellë, dhe rigjenerim të lëkurës. Kur ka një peshë të lartë molekulare, acidi hialuronik formon një shtresë mbi sipërfaqen e lëkurës, e aftë për të kufizuar TEWL( Humbjen e ujit transepidermal) dhe për të rivendosur ekuilibrin e ujit në lëkurë. Kur është në peshë molekulare të mesme dhe të ulët, acidi hialuronik kalon nëpër shtresën korneum të lëkurës për t’u zhytur në shtresat epidermale, duke dhënë efekte të thella hidratuese dhe rigjeneruese.
Derivat i sheqerit të sorbitolit: Përmirëson depërtimin e përbërësve aktivë, duke rritur kështu efektin hidratues dhe antirrudhë.
Heksapeptid shumëfunksional: me veti antirrudhe, efekt lifting me efikasitet të ngjashëm me Botox.
Ingredientët: aqua (water), methylpropanediol, betaine, pentylene glycol, dimethyl isosorbide, glycerin, saccharomyces ferment filtrate, 1,2-hexanediol, lactobacillus ferment, sodium hyaluronate, hydrolyzed hyaluronic acid, caprylyl glycol, acetyl hexapeptide-8, phenethyl alcohol, trisodium ethylenediamine disuccinate.
PERDORIMI : Aplikoni në mëngjes dhe në mbrëmje 3-4 pika të produktit në fytyrë, qafë dhe dekolte, duke masazhuar me lëvizje lart.