PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Now – Glucosamine & Chondroitin Extra Strength Tablets
NOW® Extra Strength Glucosamine & Chondroitin kombinon dy përbërës të mirënjohur mbështetës të kyçeve dhe artikulacioneve në format e tyre sulfate.
Glukozamina është një bllok themelor ndërtimi për formimin e glikozaminoglikanëve (GAG) dhe proteoglikanëve, përbërësit kryesorë të indit të kërcit.
Sulfati i Kondroitinit është një glikozaminoglikan që është kombinuar me Glukozaminën në këtë produkt për mbështetjen e lëvizjes dhe rehatisë së duhur të kyçeve.
Ky produkt me forcë shtesë ka dy fishin e sasisë Glukozamin/ Kondroitin (750 mg / 600 mg për tabletë) në krahasim me suplementin klasik (375 mg / 300 mg për kapsulë).
Ky produkt mund të ketë ndryshim natyror të ngjyrave.
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni 2 tableta në ditë. Për shkak të madhësisë së tabletës, shoqërojeni me 240 ml ujë ose pije tjetër.
Ruhet në vend të freskët dhe të thatë pasi të hapet